Mozzik thumbon estradën: Jam Mozziku unë o budallenj, ju pafsha aty ku keni dëshirë të më shihni

Mediale Vip

Mozzik thumbon estradën: Jam Mozziku unë o budallenj, ju pafsha aty ku keni dëshirë të më shihni

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 19:14
Mozzik

Reperi i njohur Mozzik, i cili është gati të hedhë në treg albumin e tij të ri me 20 këngë dhe 20 klipe bashkëngjitur, dhe ka shfrytëzuar këtë moment të rëndësishëm për të ngjallur diskutime në skenën e estradës. Duket se rep-artisti nuk ka ndërmend të qëndrojë në hije, pasi ka zgjedhur të bëjë disa komente thumbuese në InstaStory.

Më së pari, ai ka hedhur një vetë-përshkrim të mbushur me vetëbesim, duke shkruar: “Jam Mozziku unë o budallenj”, e cila është një frazë e ngjashme me atë të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Në një postim vijues, Mozzik ka lënë të kuptohet se ndjen se nuk është vlerësuar sa duhet nga kolegët e tij në industrinë e muzikës, duke shtuar një dozë kurioziteti me pyetjen: “A mundeni të ma gjeni ndonjë artist në estradë që u pyet ndonjëherë në ndonjë emision apo intervistë ‘Çfarë mendimi keni për Mozzik’, shumë jam kureshtar, apo s’ka hiç”.

Ai thekson se ka qenë gjithmonë i hapur për të përmendur dhe lavdëruar të tjerët në industrinë, edhe pse nga ana tjetër nuk ka ndjerë të njëjtën vëmendje nga kolegët e tij.

“A unë gjithmonë ju kam përmendur, e ju kam lëvduar. A e dini pse? Se s’ju frikohem suksesit. Ju pafsha aty ku doni me m’pa. Respekte kolegë”, shkroi reperi ferizajas në InstaStory.

Ky lloj qëndrimi nga një reper si Mozzik, i njohur për hite të mëdha si “Kuku” dhe “Madonna”, nuk është diçka e re në botën e hip-hopit, ku sfidat dhe deklaratat e guximshme janë pothuajse po aq të rëndësishme sa vetë muzika.

Sidoqoftë, këto lëvizje mund të krijojnë një dinamikë interesante në industrinë muzikore, duke shtuar pritshmëritë për albumin e ri dhe për reagimet e mundshme nga kolegët e tij artistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat