Renis Gjoka zbulon planet pas përfundimit të Ferma VIP

Mediale Vip

Renis Gjoka zbulon planet pas përfundimit të Ferma VIP

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 22:19
Renis Gjoka

I ftuar sot në studion e Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, këngëtari Renis Gjoka tregoi se para daljes nga Ferma i kishte mbërë vetes një premtim që nuk arriti ta mbante.

“Kisha bërë një premtim me veten që nuk do shikoja asnjë video. Por dje më ra telefoni në dorë dhe i pash të gjitha. Dhe pash qasjen e njerëzve dhe e ndjej kur gjërat kanë shkuar mirë. Dhe ndihem jasht mase i plotësuar. Kam gjetur me kokrra individ që më kanë sharë.. Ndihem me përulje falenderues. Isha i bindur që kam qenë në rrugën e duhur. Por ishte një konfirmim që më ka lezetuar”

Gjithashtu Renis Gjoka zbuloi se puna dhe planet e tij do nisin pas 1 korrikut dhe se këtë periudhë do e shfrytëzojë për tu qetësuar.

Përsa i përket miqësive jashtë, Renisi tha se shok më i mirë do mbetet Dijonisi, por sipas tij nuk beson se do ketë një shoqëri që do zgjas.

“Secili do jetë në hallet e veta dhe mendoj se nuk do e shohim shpesh njëri-tjetrin. Shumë pak miqësi do mbeten. E shoh që shumë pak miqësi do mbeten”, u shpreh këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat