“Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime”- Françeska Murati i kthehet ndjekësit/ Kë thumboi ish-banorja e Big-Brother Vip

Mediale Vip

“Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime”- Françeska Murati i kthehet ndjekësit/ Kë thumboi ish-banorja e Big-Brother Vip

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 23:12
Françeska Murati

Ish-missi Françeska Murati, edhe pse është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale jetën private përpiqet që ta mbajë sa më larg tyre.

Së fundmi me postimin e saj ‘ask me questions’ një ndjekës i ka bërë një pyetje të çuditshme të cilës ish-banorja e Big-Brother Vip i është përgjigjur me detaje.

“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa diferenc moshe keni?” shkruan fansi.

“Ne jemi gjithomnë bashkë kudo. Jem kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për ta konfirmuar, dashurin nuk e kam për ta shitur për klikime, e kam reale dhe e kam për vete. Ata që kanë nevojë të shesin një lidhje për disa klikme le të vazhdojnë. Unë jam shumë e lumtur në jetën reale,” përfundon përgjigjjen Freançeska.

Nuk dihet se thumboi ish-missi me atë që tha por dyshimet na cojnë tek Heidi-Romeo pasi çifti kanë postuar shumë foto bashkë kohët e fundit.

Kujtojmë që Françeska është në një marrëdhënie dashurie me Ergys Muratin me të cilin gëzon edhe një djalë, Charlin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat