Këngëtarja me famë botërore Shakira u pa për darkë me një burrë të panjohur në Miami javën e kaluar.
Edhe pse së fundmi këngëtarja ka deklaruar se për momentin nuk është e interesuar për romanca dashurie, duket se ky mashkull i veçantë i ka ndryshuar mendjen.
Fotot e marra nga PageSix tregojnë yllin kolumbian duke shijuar darkën me burrin ndërsa bisedon në Lido Bayside të Standard Spa.
Për momentin nuk dihet identiteti i burrit, pasi ai ishte ulur me shpinë nga kamera, por flokët e tij të thinjura dëshmojnë se ai nuk duhet të jetë i ri.
Në foto, Shakira duket se po kalon shumë mirë me të teksa buzëqesh gjatë gjithë kohës. Mirëpo, nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë ata.
Së fundmi këngëtarja ka deklaruar se nuk është e interesuar të takohet, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja e saj nga partneri shumëvjeçar dhe babai i dy djemve të saj Gerard Pique.
“Unë nuk jam duke menduar për këtë,” tha ajo për Rolling Stone. “Çfarë më duhet një burrë tani në jetën time?