Policia franceze merr vendimin mbi Travis Scott pas arrestimit në Paris

Mediale Vip

Policia franceze merr vendimin mbi Travis Scott pas arrestimit në Paris

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 21:30
Travis Scott

Përfaqësuesit e Travis Scott konfirmuan se reperi është liruar pa asnjë akuzë mbi të pas incidentit në një hotel në Paris gjatë Lojërave Olimpike 2024. Artisti i njohur, 33 vjeç, u arrestua herët në mëngjesin e së premtes pas një konflikti me truprojën e tij në hotelin luksoz Four Seasons George V në kryeqytetin francez.

Por përfaqësuesit e Scott deklaruan për “Page Six” se të shtunën në mëngjes, “Travis Scott është liruar dhe asnjë akuzë nuk rëndon mbi të.” Një burim i afërt me reperin tregoi gjithashtu, “Ai u arrestua pas një konflikti me truprojën e tij, që ndodhi për shkak të një ngacmimi të paparacëve, që e rrethuan dhe e vunë në një situatë të rrezikshme.

” Burimi shtoi se “Policia franceze reagoi më shumë seç duhet dhe e arrestoi, duke e mbajtur në paraburgim për 24 orë thjesht për një debat. Nuk pati asnjë dhunë.”

Prokurorët francezë deri tani nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat