Chiara Ferragni ka vulosur momentet më të rëndësishme të jetës së saj me një tatuazh të ri.
Ajo ka tre data në shpinën e saj atë të lindjes së saj, atë të Leones dhe Vittoria-s, 07/05/1987, 19/03/2018, 23/03/2021.
E shkruara nis nga mbrapa qafës së saj duke vazhduar deri poshtë në kurriz.
Pas skandalit me bamirësinë dhe ndarjes nga Fedez duket se gjëja më e rëndësishme për të janë fëmijët.
Pas një vere me pushime, Chiara Ferragni u kthye në Milano dhe në pritje të ardhjes së fëmijëve të saj Leone dhe Vittoria të cilët u kthyen nga pushimet në Sardenjë me Fedez, ajo bëri një tatuazh të ri, kushtuar vetes dhe fëmijëve të saj, të cilët duket se janë forca e re e Ferragni-t.