Lindsay Lohan ishte në mesin e yjeve që të pranishëm në kampionatin US Open për meshkuj në qytetin e New Yorkut.
Aktorja 38-vjeçare mori pjesë në turneun e tenisit me bashkëshortin e saj Bader Shammas, shkruan DailyMail.
Lindsay dukej shumë elegante, duke qenë se kishte veshur një fustan të thjeshtë ngjyrë krem.
Ajo iu bashkua të famshëmve si Taylor Swift, Kendall Jenner dhe Matthew McConaughey për këtë ndeshje të US Open.
Ylli i “Freaky Friday”, i kishte rregulluar tejet thjeshtë flokët e saj portokalli.
Aktorja shkëlque me bukurinë e saj natyrale, duke vendosur vetëm pak grim. Për aksesorë, ajo vendosi vathë elegantë dhe një palë syze.