Reagon për herë të parë Kanye West pas lajmit për ndarjen e tij nga Bianca Censori

Mediale Vip

Reagon për herë të parë Kanye West pas lajmit për ndarjen e tij nga Bianca Censori

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 17:00
Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale, pas lajmit për ndarjen e tij nga Bianca Censori, që u bë i ditur të enjten, më 13 shkurt.

Reperi 47-vjeçar ka publikuar një foto në të cilën shkruante fjalën “shtrëngim”, duke shtuar: “Po, shtrëngimi është i paligjshëm”.

Postimi ka ngjallur shqetësim, pasi kjo fjalë është e lidhur me detyrimin e dikujt për të bërë diçka kundër vullnetit të tij përmes kërcënimeve ose frikësimit, si dhe mund të përfshijë dhunë fizike ose abuzim psikologjik.

Megjithatë, pas disa minutash, West e fshiu postimin. Ky veprim erdhi pak pasi u raportua se ai dhe Bianca Censori janë në proces të divorcit, vetëm 11 ditë pas një incidenti të bujshëm të Censori gjatë tapetit të kuq të Grammy-t.

Çifti u martua në dhjetor 2022, por tashmë raportohet se kanë arritur një marrëveshje verbale për ndarjen, ku Censori do të marrë një pagesë prej 5 milionë dollarësh si kompensim pas martesës së shkurtër. Një burim pranë reperit ka konfirmuar se çifti është ndarë dhe se dokumentet ligjore për zgjidhjen e divorcit do të depozitohen në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat