Pse Benny Blanco ka frikë se Selena Gomez do ta lërë atë?

Mediale Vip

Pse Benny Blanco ka frikë se Selena Gomez do ta lërë atë?

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:05
Benny Blanco, Selena Gomez

Benny Blanco së fundmi ka folur për marrëdhënien e tij me të fejuarën e tij, Selena Gomez, duke zbuluar disa frikëra që ka për të ardhmen e tyre. Në një intervistë, producenti i njohur muzikor ka shprehur admirimin për të, ndërsa ka folur edhe për pasiguritë që e mundojnë.

Siç tha ai për “Interview Magazine”, ai shpesh shqetësohet se Selena Gomez mund të ndryshojë mendje për marrëdhënien e tyre. “Kam frikë se një ditë do të zgjohet dhe do të thotë: “Çfarë? Jo”, tha ai. Këngëtarja nga ana e saj është kujdesur që ta qetësojë duke i thënë: “Kam ngecur me ty”, ndërsa më pas e cilësoi si një person “shumë romantik”.

Producenti muzikor theksoi se marrëdhënia e tyre karakterizohet nga një mbështetje e ndërsjellë, pa konkurrencë. “Nuk ka egoizëm mes nesh”.

Çifti përmendi edhe albumin e tyre të shumëpritur, të titulluar “I Said I Love You First”, i cili do të publikohet më 21 mars. Muzikanti pranoi se ata fillimisht ishin në mëdyshje për bashkëpunimin e tyre, por ranë dakord të ndalonin nëse procesi do të bëhej i pakëndshëm ose “i çuditshëm”. Me gjithë dyshimet fillestare, albumi më në fund mori formë, me shumë punë dhe dashuri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat