“Do të ishte ende me Olsin, nëse…”- Deklarata e Ronaldos për Eglin nxit debat

Mediale Vip

“Do të ishte ende me Olsin, nëse…”- Deklarata e Ronaldos për Eglin nxit debat

Më: 24 mars 2025 Në ora: 06:25
Ronaldo Sharka, Egli dhe Olsi

Një deklaratë e Ronaldo Sharkës ndezi studion e Fan Club, ku diskutohen të gjitha ngjarjet e Big Brother VIP Albania 4.

Derisa në studio ishte i ftuar aktori Visjan Ukcenaj, mik me Olsi Bylykun, gazetari befasoi me fjalët.

Ronaldo tha që nëse Egli Tako nuk do të ishte posesive, do të ishte sot me Olsin, me të cilin pati një lidhje pesëvjeçare.

“Nëse Egli nuk do të ishte posesive dhe do të ishte e dashura perfekte, sot do të ishte me Olsin dhe jo në Big Brother si vajza që dashurohet me Gjestin”, tha ai.

Aktori i programit “Portokalli” reagoi menjëherë duke mos u pajtuar me këtë që tha Sharka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat