Bebe Rexha feston Fitër Bajramin, publikon foton e bakllavasë që ka përgatitur në shtëpi

Mediale Vip

Bebe Rexha feston Fitër Bajramin, publikon foton e bakllavasë që ka përgatitur në shtëpi

Më: 30 mars 2025 Në ora: 16:17
Bebe Rexha

Edhe pse me një karrierë të suksesshme në skenën ndërkombëtare, këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, nuk harron traditat.

Përmes një Instastory, ajo ka treguar se e feston Fitër Bajramin dhe këtë e ka bërë duke ndarë me ndjekësit një imazh të ëmbël.

Në postimin e saj, ajo ka publikuar një pjatë me bakllavë, duke lënë të kuptohet se e ka përgatitur vetë.

Image
Insta

“Bakllavë shtëpie”, ka shkruar artistja, duke bërë që fansat të reagojnë me komente e urime për festën.

Ky detaj i vogël, por domethënës, ka bërë që ndjekësit e saj ta vlerësojnë edhe më shumë, duke treguar se pavarësisht famës dhe jetës së saj të ngarkuar, ajo vazhdon të ruajë lidhjet me kulturën dhe traditat shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat