Mbreti Charles dhe Camilla të hënën festojnë 20 vjetorin e martesës

Mediale Vip

Mbreti Charles dhe Camilla të hënën festojnë 20 vjetorin e martesës

Më: 5 prill 2025 Në ora: 23:38
Mbreti Charles i Britanisë dhe Mbretëresha Camilla

Mbreti Charles i Britanisë dhe Mbretëresha Camilla do të festojnë përvjetorin e njëzetë të martesës në një vizitë shtetërore në Itali të hënën.

Charles takoi për herë të parë Camilla-n në Windsor Great Park në vitin 1970, kur sapo kishte mbaruar Universitetin e Cambridge, një vit para se të bashkohej me Marinën Mbretërore

. Ata u martuan në vitin 2005 në një ceremoni në Windsor dhe më pas kaluan muajin e mjaltit në Birkhall të Skocisë.

Të dy Camilla dhe Charles ishin martuar më parë, Camilla me oficerin Andrew Parker Bowles dhe u divorcuan në 1995. Charles ishte i martuar me princeshën Diana, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris në 1997.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat