Përfshihet në aksident aktori Osman Azemi, dalin pamjet

Mediale Vip

Përfshihet në aksident aktori Osman Azemi, dalin pamjet

Më: 6 prill 2025 Në ora: 15:41
Foto nga vendngjarja

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, konkretisht në zonën e Graçanicës.

Sipas burimeve të Gazetës10, në këtë aksident është përfshirë aktori i njohur, Osman Azemi.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se Azemi ka pësuar një aksident me veturën e tij, e cila për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Image
Foto nga vendngjarja

Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, megjithatë fatmirësisht gjendja shëndetësore e aktorit raportohet të jetë e mirë.

Osman Azemi, i njohur për rolet e tij të spikatura në serialet humoristike dhe filmat shqiptarë, gëzon një popullaritet të madh në publik.

Image
Foto nga vendngjarja

Lajmi për përfshirjen e tij në aksident ka ngjallur shqetësim te fansat, pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat