Kush shkon në finale? Kelly dhe Xumi bien dakord për një banor: Gjesti dhe…

Mediale Vip

Kush shkon në finale? Kelly dhe Xumi bien dakord për një banor: Gjesti dhe…

Më: 11 prill 2025 Në ora: 18:52
Gjesti

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, Kelly dhe Xumi, ishin ditën e sotme të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentuar dinamikat e ndodhura së fundmi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kelly dhe Xumi thanë edhe emrat e dy banorëve që ata mendojnë se nesër do t’i bashkohen Rozanës dhe Laertit për në finalen e madhe që do të mbahet më 19 prill.

Që të dy thanë emrin e Gjestit, por për banorin tjetër kishin mendime të ndryshme. Kelly tha Eglin, ndërsa Xumi përmendi Gertën.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Kush shkon në finale, dyshja tjetër?

Kelly: Mendoj midis Gjestit dhe Egli. Sigurisht që është edhe Gerta në mes që po lufton fort, po mendoj se këto të dy do të shpërndahet

Sidorela: Nesër gjysmëfinalja, Xumi për ty kush janë dy emrat e tjerë që bashkohen?

Xumi: Unë mendoj se do jenë Gjesti dhe Gerta, me aq sa kam parë nga dinamikat e kohëve të fundit. Gerta po tregon se është një lojtare shumë e fortë pasi hyri në shtëpi, e ka treguar që ka qëndruar e vetme, ka përballuar çdo lloj situate vetëm, çdo lloj debati vetëm. Gjithashtu nga ana tjetër është edhe Gjesti që po përkrahet goxha.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat