Fifi e revoltuar për veprimin e Jozit ndaj Gjestit: Marre, zoti ftyren ta marroftë!

Mediale Vip

Fifi e revoltuar për veprimin e Jozit ndaj Gjestit: Marre, zoti ftyren ta marroftë!

Më: 13 prill 2025 Në ora: 07:41
Fifi

I revoltuar nga eliminimi i papritur, mbrëmë ish-banori i BBVA, Jozi ka duke goditur me një shuplakë të fortë ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, Gjestin, i cili tani është finalist në Big Brother VIP Albania.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe këngëtarja, Filloreta Raçi e njohur si Fifi.

Ajo është shprehur e revoltuar lidhur me këtë veprim të Jozit.

“Për herë të dytë e komentoj këtë mashkull pa pikë dinjiteti. Marre, marre, marre. Zoti tyren ta marroftë. Tani kush do të zgjidhi për herë të dytë këtë sjellje… se unë e marr personale!”.

Ndërkaq, në storjen vijuese, ajo shkroi: “Loredana Brati, shpëtove”!. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat