Joz Marku mbyll llogarinë e tij në Instagram

Mediale Vip

Joz Marku mbyll llogarinë e tij në Instagram

Më: 15 prill 2025 Në ora: 18:04
Joz Marku

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, po vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

I njëjti të shtunën goditi me shuplakë Gjestin, derisa po largohej nga shtëpia e famshme, si i eliminuari i radhës – ndonëse kjo situatë u komentua me të madhe në rrjet.

Ai më pas u shoqërua nga Policia dhe u lirua të nesërmen, ku deklaroi se ‘po e provokonte tërë kohën’.

Sidoqoftë, tani bëhet e ditur se llogaria e tij në Instagram nuk figuron më.

Kjo mbase mund të jetë bërë nga vet ai për shkak të presionit dhe komenteve negative në rrjet.

Mbetet për t’u parë ditëve në vijim dhe nëse do të ketë një sqarim nga ana e Jozit.

Finalja e madhe e Big Brother vlen të ceket se do të mbahet më 19 prill (e shtunë).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat