Reperi amerikan Lil Nas X shtrihet në spital me fytyrë të paralizuar

Mediale Vip

Reperi amerikan Lil Nas X shtrihet në spital me fytyrë të paralizuar

Më: 15 prill 2025 Në ora: 22:36
Lil Nas X

Lil Nas X u shtrua në spital dhe ndau me fansat një përditësim shqetësues për shëndetin e tij, duke postuar një foto ku tregonte se kishte pjesërisht të paralizuar njërën anë të fytyrës, shkruan Daily Mail.

Reperi 26-vjeçar, i veshur me një bluzë spitali dhe një kapele Von Dutch, shfaqet në një video nga shtrati ku tregon se ka humbur kontrollin e anës së djathtë të fytyrës. Ndërsa përpiqej të qeshte, ajo anë mbetej e ngrirë, edhe pse ende mund të lëvizte buzën dhe syrin e djathtë.

Duke sqaruar më shumë, tha: “Kjo është buzëqeshja ime e plotë tani. S’mund të qesh, ‘bro’. Çfarë dreqin?!”

Në një postim tjetër, qetësoi fansat: “Jam OK! Mos u mërzisni për mua! Tunduni pak për mua në vend të kësaj!”

Në një selfie nga spitali, shkroi: “Do dukem pak qesharak për pak kohë, por vetëm kaq”.

Ende nuk është bërë e ditur shkaku i paralizës së pjesshme, e cila mund të vijë nga probleme të nervit facial apo tru.

Kjo ndodhi pas publikimit të EP-së së re Days Before Dreamboy më 28 mars.

Lil Nas X është shprehur se kjo periudhë ka të bëjë me të qenit autentik: “Dua të jem vetvetja më shumë se kurrë. Do bëj vetëm atë që dua”.

Para famës, Montero Hill ishte aktiv në rrjetet sociale duke krijuar imazhe fotografike qesharake. U bë i njohur pas suksesit të “Old Town Road” në 2019, ku bashkëpunoi me Billy Ray Cyrus.

Ai doli publikisht si homoseksual në qershor 2019 gjatë Muajit të Krenarisë.

Në maj 2024, në një intervistë për The Guardian, ai tha se po punon për ta dashur më shumë veten. I pyetur kë admiron më shumë, u përgjigj: “Veten time, sepse e di gjithçka që ka kaluar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat