Rob Lowe ndau një moment gazmor nga Los Angeles, kur një shofer autobusi turistik, duke kaluar pranë shtëpisë së tij, i tha turistëve:
“Këtu jeton John Stamos” – pa e ditur se përballë ishte vetë Rob Lowe.
Aktori reagoi me humor në një video të postuar në Instagram, ku tha: “Jo, ky nuk është John Stamos… është Rob Lowe!”
Ai e shoqëroi videon me përshkrimin: “E dua këtë qytet”, ndërsa John Stamos reagoi në komente me një emoji duke qeshur.
Momenti u bë viral në rrjete sociale, duke sjellë të qeshura dhe nostalgji për dy aktorët ikonë të Hollywood-it.