Flet shoku i Gjestit: Pas fitores së tij nga emocionet kam thyer shumë pjata

Mediale Vip

Flet shoku i Gjestit: Pas fitores së tij nga emocionet kam thyer shumë pjata

Më: 20 prill 2025 Në ora: 12:08
Petro Gojani

Petro Gojani, shoku i ngushtë i Gjestit, ka thënë se ka festuar për fitoren e këngëtarit mbrëmë në finalen e Big Brother VIP Albania.

Në emisionin Weekend, ai ka pohuar se nga emocionet që e mëdha që i pati për fitoren e Gjesti i ka thyer shumë pjata.

“Mbrëmë ka qenë një shou, nuk di as sa pjata i kam thyer mbrëmë. Gjesti ka qenë i njëjti siç ka qenë në Big Brother edhe në realitet”.

“Mendoj sa ka pasë mundësi të jap më shumë sepse ai është shumë i fortë”, ka thënë Gojani.

Gojani për këngëtarin ka thënë se të punosh me të është kënaqësi, dhe se ka shumë energji. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat