​Pas përçarjes familjare, David Beckham harton një plan ribashkimi

Mediale Vip

​Pas përçarjes familjare, David Beckham harton një plan ribashkimi

Më: 23 prill 2025 Në ora: 14:22
David Beckham

David Beckham ka hartuar një plan për të ndihmuar në pajtimin mes djemve të tij, Brooklyn dhe Romeo, pasi është ndjerë i shkatërruar nga përplasja e përfolur mes tyre. Ikona e futbollit gjithmonë është krenuar me lidhjet e forta familjare, por bota e tij është tronditur nga kjo ndarje, sipas The Mirror.

Meqë 50-vjetori i tij po afron, David dëshiron që djemtë e tij t’i lënë mënjanë dallimet dhe të bashkohen për këtë rast të veçantë. Kjo e ka shtyrë atë të përpilojë një plan të madh, të cilin Brooklyn dhe Romeo me siguri nuk do ta refuzojnë.

Përplasjet në familjen Beckham nisën kur Romeo prezantoi të dashurën e tij të re, Kim Turnbull, para familjes. Fatkeqësisht për Romeon, vëllai i madh Brooklyn ka pasur një të kaluar me Kim, pasi ata ishin shumë të afërt kur ajo ishte në lidhje me mikun e tij, Rocco Ritchie.

Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, thuhet se nuk janë entuziastë për Kim dhe këtë e kanë treguar duke anashkaluar eventet familjare. Për vite me radhë, të gjithë Beckhamët janë mbledhur bashkë për festimet e tyre të shumta, por tani Brooklyn ka vendosur të prishë këtë traditë. Ai nuk mori pjesë në festën paraprake të ditëlindjes së Davidit në Miami muajin e kaluar, ku ishin të ftuar si Lionel Messi dhe supermodelja e dikurshme Cindy Crawford, përcjell KosovaPress.

As Brooklyn dhe as Nicola nuk i uruan publikisht Victorias ditëlindjen e 51-të javën e kaluar, gjë që është shumë e pazakontë krahasuar me vitet e tjera. Thuhet se çifti beson se e dashura e re e Romeos nuk ka qëllime të mira në lidhjen me të, shkruan The Mirror.

Megjithatë, nëna Victoria thuhet se e adhuron Kim-in dhe të dashurën e Cruz-it, Jackie Apostel. Mes këtyre marrëdhënieve të tensionuara në familjen Beckham, David thuhet se ka menduar një plan të zgjuar për të bashkuar sërish djemtë e tij.

"David po përgatitet maksimalisht për 50-vjetorin e tij", i tha një burim gazetës The Sun. "Brooklyn dhe Nicola janë në listën e të ftuarve, ashtu si edhe Romeo, Cruz dhe Harper, si dhe prindërit e Davidit dhe Victorias – do të jetë një festë e mirëfilltë familjare."

Ylli i sportit pritet t'i mbledhë djemtë e tij në restorantin Core, me tre yje Michelin, në perëndim të Londrës muajin e ardhshëm. Do të jetë hera e parë që familja mblidhet së bashku pas shumë përplasjeve të raportuara.

Në një kthesë tjetër, as Victoria – e njohur për përdorimin e rrjeteve sociale për të lavdëruar fëmijët dhe për të festuar momente të rëndësishme – dhe as David, nuk komentuan për përvjetorin e tretë të martesës së Brooklyn dhe Nicola-s.

Sipas raportimeve, edhe Cruz dhe Romeo nuk i uruan çiftin. Në vend të kësaj, Brooklyn ndau një fotografi të një buqete lulesh të dërguar nga vjehrrit e tij, Nelson Peltz dhe Claudia Heffner.

Duke folur për Daily Mail, një burim tregoi për planet e ditëlindjes dhe tha: "David i adhuron djemtë e tij dhe është shumë, shumë krenar për sa të afërt janë me njëri-tjetrin. Ai e do faktin që ka një familje të lumtur që kalon kohë së bashku."

Shtoi gjithashtu: "Familja është gjithçka për të. Ai është një djalë i klasës punëtore që është rritur me lidhje të forta me gjyshërit dhe prindërit e tij, dhe nuk ka gjë që e bën më të lumtur sesa t’i shohë djemtë dhe Harper-in të jenë të bashkuar.

Edhe pse vendi i festës do të jetë i mrekullueshëm, më e rëndësishmja për të është që familja të jetë pranë tij, në harmoni dhe duke kaluar mirë. Aktualisht, situata nuk është e mirë. Të gjithë shpresojnë që ata të arrijnë të zgjidhin problemet në kohë për këtë ditë të madhe – për Davidin."

Tërmeti me magnitudë 6.2 godet Turqinë, me epiqendër në Stamboll

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi Turqinë të mërkurën, me epiqendrën në distriktin Silivri të Stambollit, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të vendit.

Tërmeti ndodhi në orën lokale 12:49 dhe u ndje fuqishëm në Stamboll dhe provincat përreth, duke nxitur banorët të largoheshin nga ndërtesat në frikë, shkruan agjencia turke AA.

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.9 goditi në orën lokale 13:02, me epiqendrën në bregun e Buyukcekmece në Detin e Marmarës, përcjell KosovaPress.

AFAD tha se të gjitha institucionet dhe ekipet e reagimit përkatëse ishin mobilizuar dhe skanimet në terren ishin duke u realizuar për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të siguruar sigurinë publike.

“Për momentin, nuk janë marrë raporte për shkatërrime, dhe njësitë tona përkatëse po vazhdojnë përpjekjet e tyre për skanimin e terrenit”, tha zyra e guvernatorit të Stambollit.

Zyea paralajmëroi qytetarët të mos hyjnë në ndërtesa që janë dëmtuar ose dyshohen se janë dëmtuar nga tërmetet, të shmangin përdorimin e mjeteve, përveç kur është e nevojshme dhe të mos përdorin rrjetet celulare përveç rasteve urgjente.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha: "I uroj mirëqenie qytetarëve tanë, ne po i monitorojmë ngjarjet me kujdes".

Ai mori informacion në lidhje me tërmetet nga ministri i brendshëm, ministri i mjedisit, ministri i shëndetësisë, si dhe kreu i AFAD dhe guvernatori i Stambollit, sipas Drejtorisë së Komunikimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat