A mund të lind diçka më shumë me Erandin në Ferma VIP? Flet vajza e Elinarës

Mediale Vip

A mund të lind diçka më shumë me Erandin në Ferma VIP? Flet vajza e Elinarës

Më: 26 prill 2025 Në ora: 20:00
Vajza e Elinares

Një pyetje intriguese u ngrit në studion e “Ferma Club”, kur moderatorja Dieta Berisha tha me kureshtje:

“A mund të lind një lidhje e mundshme dashurie mes Elinares dhe Erandit?

Përgjigjja erdhi pikërisht nga vajza e Elinares, e cila e njoh më mirë se kushdo karakterin e saj:

“Lidhje shumë e ngushtë shoqërore, po. Por duke njohur mamin tim, e di që nuk ndodh!”

Sofi nuk nguroi të tregojë edhe pak më shumë për raportin e prindërve të saj, që tashmë janë të divorcuar.

“Mami ështe shumë dramatike. Është emocioanle. Divorcin nuk e kaloi shpejt. Ata ende kanë dashurinë për njëri-tjetrin, sepse 20 vite nuk janë pak. Ata kanë një marrëdhënie shoqërore pasi jemi edhe ne fëmijët në mes“, tha vajza e Elinarës.

E pyetur edhe për raportin e tensionuar me Albën, ajo ishte e prerë:

“Nuk do ketë ndonjëherë kthim pas, sepse Elinara është një karakter që qëndron te opinioni i saj i parë. Vetëm nëse Alba tregon ngjyrat e saj më reale.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat