Përforcohen zërat se George dhe Amal Clooney janë drejt një divorci (shumë të kushtueshëm)

Mediale Vip

Përforcohen zërat se George dhe Amal Clooney janë drejt një divorci (shumë të kushtueshëm)

Më: 29 prill 2025 Në ora: 07:46
George dhe Amal Clooney

Dashuria 1-dekadëshe e çiftit George dhe Amal Clooney (ata yjet super të dashuruar që thonë se s'janë zënë një ditë në jetën e tyre) thuhet se po shkon drejt fundit të saj.

Burimet afër çiftit kanë thënë për gazetat e huaja se dyshja po e mendojnë seriozisht divorcin, i cili meqë ra fjala, është shumë i kushtueshëm, me gjithë kuptimin e fjalës.

Vetëm para pak ditësh megjithatë, George Clooney përforcoi në një intervistë të tijën për CBS-s deklaratën e pabesueshme se ai dhe gruaja e tij vazhdonin të mos kishin bërë as edhe një sherr gjatë gjithë martesës së tyre. 

Por, burime anonime kanë pak muaj që shpërndajnë fjalë për "tensione" të vazhdueshme mes Amal-it dhe George Clooney-t. Detaji që i shtoi edhe më shumë këto aludime është fakti se Amal-i nuk mori pjesë në debutimin e Clooney-t në Broadway, në shfaqjen teatrale "Good Night & Good Luck". Kjo, jo pa shkak sipas burimeve, por sepse çifti i famshëm po lëviz me shpejtësi "drejt një divorci prej 500 milionë dollarësh".

Mungesa e Amal-it në shfaqjen e bashkëshortit të saj ishte një "shok" për shumë njerëz, pasi nuk ka ndodhur që ajo të mungojë në të tilla ngjarje të rëndësishme. George megjithatë, e justifikoi mungesën e saj duke pohuar se Amal ishte me binjakët e tyre 7-vjeçarë.

Zhgënjimi i Amal-it përflitet të ketë ardhur nga përpjekja e George Clooney-t për të zhvendosur familjen e tyre në New York City, me qëllimin për të ndjekur karrierën e tij të ëndrrave në Broadway. Amal e anashkaloi natën e premierës si një "shenjë e qartë" e mosmarrëveshjes së saj me zhvendosjen e tyre.

Prindërit e dy fëmijëve fillimisht kishin "rënë dakord që ajo dhe fëmijët të qëndronin në Europë dhe ai të udhëtonte herë pas here". Megjithatë, aktori e bindi Amal-in të zhvendoseshin, gjë që ajo e bëri, por "pa qenë e vendosur". Kjo më pas shkaktoi "shumë tension" në martesën e tyre, gjithmonë sipas raportimeve të burimeve.

Megjithatë, pavarësisht nga thashethemet e fundit, çifti Clooney u dukën të bashkuar muajin e kaluar teksa ecnin rrugëve të New York-ut të kapur dorë për dore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat