​Gary Oldman flet për sjelljet joprofesionale nën ndikimin e alkoolit

Mediale Vip

​Gary Oldman flet për sjelljet joprofesionale nën ndikimin e alkoolit

Më: 29 prill 2025 Në ora: 13:22
Gary Oldman

Gary Oldman ka pranuar se ka pasur një problem me alkoolin që e bëri të ishte "shkatërrues" në setin e filmit “A Scarlet Letter” me Demi Moore, sipas Daily Mail. Ai shpjegoi se gjatë xhirimeve kishte pirë shumë, dhe më pas kërkoi falje nga Demi për papërgjegjshmërinë e tij, ndërsa ajo iu përgjigj se ishte "zhgënjyer".

Fituesi i çmimit Oscar, 67 vjeç, luajti rolin e Arthur Dimmesdale në filmin romantik të vitit 1995, së bashku me Demi Moore, tani 62 vjeçe.

Duke folur për Radio Times këtë javë, ai tha: Mendoj se gjëja më e keqe që mund të bësh është të shkaktosh zhgënjim. Isha në filmin The Scarlet Letter me Demi Moore, dhe gjatë xhirimeve pata periudha të herëpashershme pijesh.

Oldman u arrestua në vitin 1991 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe ka qenë abstinent për 27 vjet, duke falënderuar orgnaizatën që ndihmon mposhtjen e varësisë, Alcoholics Anonymous, për ndihmën. Ai fitoi një Oscar për rolin e tij si Winston Churchill në Darkest Hour, dhe ka thënë se ky rol ishte "më i rrezikshmi" që ka marrë.

Së fundmi, ai ka luajtur Jackson Lamb, një agjent të dështuar MI5, në Slow Horses dhe ka treguar se janë duke punuar për sezonin e gjashtë. Po ashtu, ai ka lavdëruar Demi Moore për suksesin e saj të fundit në çmimet e industrisë së filmit.

Demi fitoi një Golden Globe dhe një çmim SAG për rolin e saj në The Substance, ndërsa Gary u nominua për aktorin më të mirë në një dramë për Slow Horses, por Hiroyuki Sanada fitoi çmimin për rolin në Shogun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat