Ngacmimet mes dy konkurrentëve të “Ferma VIP”, Erandi Sojlit dhe Elinara Shehut vazhdojnë si pasojë e lojës.
Së fundmi dyshja kanë ironizuar njëri-tjetrin, teksa kanë dalë në verandë pasi janë zgjuar. Kur Elinara po i bashkohej në tavolinë grupit të përbërë nga Nuri dhe Erandit ka pyetur se: “Ku ka diell?”
“Sikur s’duket dielli në këmbë këtu, gjithë ky diell këtu ulur, ti pyet ku ka diell,” i përgjigjet Erandi teksa i është referuar vetes.
“S’ta marr ty diellin” i është kthyer Elinara, ku më pas Erandi ka thënë: “Unë jam dielli vetë moj,” dhe shton: “Të prita mbrëmë te krevati i Big Mamës dhe nuk erdhe.”
Kujtojmë që Erand Sojli ka konfirmuar ndarjen nga aktorja e humorit, Rina, me të cilën ka dy vajza, si edhe ka ndarë skenën. Çifti që u zhvendosën për të jetuar së bashku në SHBA janë divorcuar 3 vite më parë.
Aktori ka rrëfyer se “kishte mbaruar, por se kishim kuptuar”, duke u shprehur se tentuan të ribashkohen, por pa rezultat opozitiv,
“Jemi ndarë, kemi tre vjet. Kishte mbaruar por se kishim kuptuar. E provuam të ribashkohemi, por e kupton që është të rrahësh ujë në haca kot. Gocat janë mësuar, e dinë që divorci nuk është problem”, tha ai.
“Si janë marrëdhëniet e tua sot me ish-bashkëshorten?”, iu drejtua moderatorja Luana Vjollca.
“Normal, e respektojmë njëri-tjetrin. Kemi komunikim, na bashkojnë dy fëmijët dhe kemi kaluar gjysmë jete shumë të mirë, ka qenë mbështetje për mua, besoj se edhe ajo më ka pasur mbështetje.
Unë kam menduar më shumë për pjesën e jashtme, ajo më shumë për familjen dhe kështu e kishim stabilizuar në një farë mënyre jetën, tani komunikojmë kur na duhet.
Natyrisht është një gjë që mund t’i ndodhë gjithkujt, nuk është një gjë e mirë, por neve jemi përballur me historitë tona familjare, si unë si Rina, gjej momentin ta përshëndes, pra kemi pasur histori të tilla. Janë ndarë, janë rimartuar, e rëndësishme në këtë jetë është rifillimi”, tha aktori.
“Nëse do ktheje kokën pas do bëjë diçka ndryshe?”, e pyeti ajo.
“Jo, asgjë”, deklaroi Erandi, duke treguar si e përjetuan vajzat. “Gocat natyrisht janë rritur me ne, janë rritur në ambiente të tilla. Janë mësuar se dhe unë kam pasur dy nëna dhe dy baba. Divorcet në familjet tona nuk kanë qenë tragjike siç janë në shumicën e familjeve shqiptare ku njerëzit ndahen dhe bëhet nami, por kemi pasur histori që shkojnë dhe vijnë. Në momentin që jemi dashuria është, dmth mbaron dashuria por mbetet respekti”, përfundoi ai.