​Qindra fansa jashtë hotelit të Lady Gaga-s në Rio

Mediale Vip

​Qindra fansa jashtë hotelit të Lady Gaga-s në Rio

Më: 3 maj 2025 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Me një audiencë të pritur prej 1.6 milion njerëzish dhe një ndikim ekonomik të vlerësuar prej mbi 92 milionë eurosh, mega-koncerti falas i Lady Gaga-s në Rio de Janeiro, në plazhin Copacabana, nesër në mbrëmje, ka tërhequr tashmë fansa nga e gjithë Brazili dhe nga e gjithë bota.

Një turmë plot ngjyra me qindra mbështetës është mbledhur përpara hotelit të yllit, Copacabana Palace, në orët e fundit, duke shpresuar ta shohin atë.

Siç ndodhi vitin e kaluar me shfaqjen e Madonnës, eventi - i organizuar nga Bonus Track - është pjesë e një projekti më të madh të quajtur "Todo Mundo no Rio" ("Të gjithë në Rio"), i cili planifikon të organizojë koncerte falas për katër vitet e ardhshme dhe që në vitin 2026 duhet ta sjellë U2 në skenën Carioca, sipas asaj që u njoftua nga kryebashkiaku Edoardo Paes.

Pritet të jetë në koncert gjigand.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat