Rikthehet Miss Morfina Hasani më e bukur se kurrë

Mediale Vip

Rikthehet Miss Morfina Hasani më e bukur se kurrë

Më: 6 maj 2025 Në ora: 16:14
Morfina Hasani

Elegante dhe pa dyshim një prej vajzave më të bukura shqiptare, është vajza që shihni në këto foto.

Ndoshta e keni harruar – dhe nëse po, nuk ju fajësojmë – pasi ish-Miss Kosova, Morfina Hasani, prej pak kohësh nuk është shfaqur në media. Megjithatë, me këto foto ajo tregon se është në top formë dhe se bizneset ende e kërkojnë për ta pasur si imazh, duke qenë një prej vajzave më të pëlqyera në këtë fushë.

Jo vetëm me një makinë luksoze dhe një buqetë lulesh në formë zemre me emrin e saj, por edhe skajshmërisht e lumtur – Morfina po shkëlqen.
Por pyetja jonë, ende pa përgjigje, mbetet: kush po e bën kaq të lumtur këtë miss shqiptare?

Derisa ta zbulojmë këtë mister, ju lëmë në shoqërinë e këtyre fotove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat