Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të bëhet baba për herë të parë! Partnerja e futbollistit publikon foton me bikini, tregon barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të bëhet baba për herë të parë! Partnerja e futbollistit publikon foton me bikini, tregon barkun e rrumbullakosur

Më: 8 maj 2025 Në ora: 00:01
Ernest Muçi me partneren

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, do të bëhet baba për herë të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga partnerja e futbollistit, i cili luan për skuadrën turke të Beshiktashit.

Klea Verri ka publikuar një foto e veshur me bikini teksa tregon barkun e rrumbullakosur, shoqëruar me një emoji të një gruaje shtatzënë dhe dielli.

Image
Klea Verri

Nuk dihet ende gjinia e foshnjës apo sa mujashe shtatzënë është partnerja e Ernest Muçit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat