Gjatë përgatitjeve për videoklipin e këngës së saj të re, që pritet të jetë hiti i verës në nivel botëror, ekipi i këtij projekti i bëri një surprizë të veçantë duke ia festuar ditëlindjen para kohe.
Këtë befasi, Donna Dafi e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen e saj me këto fjalë:
“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për shpirtrat e bukur që më rrethojnë dhe më mbështesin.
Momente si këto më kujtojnë sa me fat që jam ".