Ardit Çuni: “Mendësia e rinisë sot është që gjërat nuk bëhen, por…”

Mediale Vip

Ardit Çuni: “Mendësia e rinisë sot është që gjërat nuk bëhen, por…”

Më: 11 maj 2025 Në ora: 00:22
Ardit Çuni

Iftuar këtë javë në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë artisti i njohur Ardit Çuni, i cili ka zbuluar më shumë detaje nga jeta dhe karriera e tij po ashtu është ndalur më konkretisht tek profesioni i tij në ‘digital marketing’. Një pjesë të cilën ai nuk është se e ka përmendur shpesh por që ka më shumë se 12 vite që merret.

Arditi sapo ka përfunduar një aktivitet të një projekti shumë të rëndësishëm 3-ditor në lidhje me trajnimin e brezave të ri sa i përket marketingun digjtal dhe mënyrës se si mund të influencohet në rrjetet sociale, si të bëhesh i besueshëm.

"Është diçka shumë e bukur dhe pas këtij trajnimi kuptova se duhet ta kisha nsiur shumë më parë. Duke parë fytyra të gëzuara dhe të rinj që më shkruajnë që kur do e kemi trajnimin e radhës. Jam shumë i lumtur që unë së bashku me kolegët e mi kam lënë një impakt për të ndryshuar sadopak mendësinë e të bëri gjëra". 

Gjithashtu ai shtoi se:

"Mendësia e rinisë sot është që gjërat nuk bëhen, nuk ka shumë mundësi por në fakt kur marrin trajnime të tilla realisht mund të ndryshojnë diçka". 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat