Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

Mediale Vip

Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

Më: 12 maj 2025 Në ora: 06:53
Xheneta dhe G Bani

Loredana Brati organizoi një festë speciale me rastin e ditëlindjes, ku të ftuar pati disa ish-banorë e miq të tjerë.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu.

Me këtë të fundit ndau një fotografi në rrjete sociale G Bani, i cili siç shihet mori kritika të shumta.

Ai ndau në InstaStory mesazhin e një ndjekëses, ku i tha se nuk do të ndiqte më për shkak të këtij postimi.

E reperi nga Shqipëria tha: “Jo me më bë unfollow, po edhe më mbyll krejt Instagramin, nuk e lëshoj Xhenetën pse jeni disa talibanë që e keni inat. Hajde udha e mbarë”.

Image
Postimi

Të njëjtit shihet se kanë raporte të mira dhe se G Bani ka treguar se njihen edhe familjarisht.

Fansat duket se kanë një urrejtje për të për shkak të historisë me Gjestin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat