​Kim Kardashian përballet për herë të parë me grabitësit e dyshuar në gjykatë

Mediale Vip

​Kim Kardashian përballet për herë të parë me grabitësit e dyshuar në gjykatë

Më: 13 maj 2025 Në ora: 13:13
Kim Kardashian

Kim Kardashian pritet të dëshmojë të martën në gjyqin që po zhvillohet në Paris ndaj grabitësve të akuzuar për lidhjen dhe grabitjen e saj nën kërcënimin e armës, pothuajse nëntë vjet më parë.

Sipas CNN, ajo pritet të tregojë përjetimet e saj gjatë grabitjes që ndodhi gjatë Javës së Modës në Paris në vitin 2016, ku iu vodhën rreth 10 milionë dollarë në para dhe bizhuteri, përfshirë unazën e fejesës prej 4 milionë dollarësh, e cila nuk është gjetur kurrë.

Kjo do të jetë hera e parë që Kardashian përballet me grabitësit e dyshuar në gjykatë.

Të pandehurit – nëntë burra dhe një grua, të moshës nga të 30-at në të 70-at – përballen me akuza për grabitje të armatosur, rrëmbim dhe komplot kriminal. Tetë prej tyre mohojnë përfshirjen, ndërsa dy kanë pranuar vepra më të lehta.

Disa prej tyre janë përsëritës në krime, dhe pjesa e parë e gjyqit është përqendruar te e kaluara e tyre kriminale, sipas CNN.

Gjyqi u hap më 28 prill në një sallë gjyqi të mbushur në kryeqytetin francez. Të enjten e kaluar, gjykata dëgjoi dëshmitë e truprojës së Kardashian-it si dhe të shoferit të saj atë natë, i cili pretendoi se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, megjithëse thuhet se e kishte gjetur recepsionistin e ndërtesës të lidhur, sipas BFMTV.

Truproja, i identifikuar vetëm si Pascal D., tha se e kishte gjetur Kardashian-in “duke qarë në mënyrë histerike” në momentin që kishte mbërritur.

Quajtur “Grabitësit Gjyshër”, nga 12 të dyshuarit fillestarë, njëri ka vdekur, ndërsa një tjetër është shpallur i paaftë për gjykim për shkak të sëmundjes Alzheimer. Nëse shpallen fajtorë, disa nga të pandehurit mund të përballen me deri në 30 vite burg.

Gjykimi është shtyrë ndër vite, pjesërisht për shkak të çështjeve madhore si ato të sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015.

Seanca gjyqësore pritet të zgjasë deri më 22 maj, ndërsa vendimi do të shpallet më 23 maj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat