Detaje nga dasma e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Mediale Vip

Detaje nga dasma e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Më: 13 maj 2025 Në ora: 20:37
Lauren Sanchez, Jeff Bezos

Sipas raportimeve të huaja, ceremonia e dasmës së miliarderit Jeff Bezos dhe partneres së tij Lauren Sanchez pritet të zhvillohet në një teatër romantik në natyrë, me vendndodhjen përfundimtare që do të mbetet sekrete. Ceremonia do të zhvillohet midis 24 dhe 26 qershorit, me çiftin që tashmë ka rezervuar hotelet më luksoze në Venecia për afërsisht 200 mysafirët e tyre. Ndërkohë, sipas gazetës Sun, datat rreth dasmës janë bllokuar për dy javë.

Ceremonia mund të zhvillohet në një teatër të hapur, një mjedis jo shumë i zakonshëm për dasma. “Arsyeja është se teatri është rinovuar dhe do të jetë diçka unike. Të gjithë po flasin për këtë martesë, do të jetë një festë e madhe”-tha i njëjti burim, duke shtuar se Lady Gaga dhe Elton John janë ftuar të performojnë.

Lista e të ftuarve është po aq mbresëlënëse sa dhe vendi ku do të zhvillohet kjo ceremoni. Ndër të tjerë, pritet të marrin pjesë anëtarë të familjes Kardashian-Jenner, Orlando Bloom me Katy Perry, Leonardo DiCaprio, Ivanka Trump me Jared Kushner, si dhe Karlie Kloss me bashkëshortin e saj Joshua Kushner.

Sipas informacioneve të shtypit të huaj, edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë një ftesë.

Një zëdhënës i bashkisë së Venecias i zbuloi gazetës Times of London se autoritetet e qytetit kanë bërë një përpjekje aktive për të siguruar që dasma e Bezos të zhvillohet atje. “Menjëherë fillova punën për të sjellë dasmën e shekullit në Venecia”-tha ai në një koment. Dasma e Jeff Bezos pritet të hyjë në histori si një nga ngjarjet shoqërore më mbresëlënëse të viteve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat