Burberry shkurton mijëra vende pune

Mediale Vip

Burberry shkurton mijëra vende pune

Më: 14 maj 2025 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Marka britanike e luksit Burberry planifikon të shkurtojë 1,700 vende pune, rreth një të pestën e fuqisë punëtore globale, për të ulur kostot dhe për të rritur performancën.

Shkurtimet në nivel global do të ndikojnë kryesisht në pozicionet e zyrave dhe një staf të turnit të natës në fabrikën e palltove të Burberry në Castleford të Anglisë.

Aksionet e Burberry u rritën me 8%, pas kësaj strategjie të ndjekur dhe rezultatet ishin më të mira se sa pritej.

Po ashtu kjo u reflektua edhe në fitimet e saj për muajt e parë të vitit 2025 ku përllogariten miliona Paunde të ardhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat