Festivali ‘Sunny Hill 2025’ zbulon sonte emrat e të gjithë artistëve pjesëmarrës

Mediale Vip

Festivali ‘Sunny Hill 2025’ zbulon sonte emrat e të gjithë artistëve pjesëmarrës

Më: 16 maj 2025 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Sonte në orën 20:00, Festivali Sunny Hill do të publikojë zyrtarisht listën e plotë të artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion të festivalit.

Bëhet fjalë për artistë të jashtëzakonshëm, përfshirë yje ndërkombëtare dhe fitues të çmimeve Grammy, MTV dhe Brit Awards.

Deri më tani është konfirmuar se në skenë do të rikthehet ikona globale e muzikës, Dua Lipa, e cila do të hapë festivalin më 1 gusht.

Ndërsa nata përmbyllëse do të sjellë një performancë të veçantë nga artistja e njohur ndërkombëtarisht, Peggy Gou.

Këtë vit festivali mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Parkun Sunny Hill në Bërnicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat