Medës i vdes nëna, Haradinaj i shkon për ngushëllime

Mediale Vip

Medës i vdes nëna, Haradinaj i shkon për ngushëllime

Më: 17 maj 2025 Në ora: 15:13
Ramush Haradinaj dhe Meda

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se ka shkuar për ngushëllime në familjen e këngëtarit Mehdin Përgjeçaj për vdekjen e nënës së tij.

“Në Lumbardh të Deçanit, ndamë dhimbjen me familjen Përgjeçaj për shkuarjen në amshim të familjares së tyre, Remzijes.

Familjes Përgjeçaj i urova ta gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe”.

“Me këtë rast, mikut tim Medës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës. U prehtë në paqe!”, ka shkuar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat