Hana dhe Mozzik shihen bashkë pas një kohe të gjatë – kalojnë fundjavën së bashku

Mediale Vip

Hana dhe Mozzik shihen bashkë pas një kohe të gjatë – kalojnë fundjavën së bashku

Më: 17 maj 2025 Në ora: 20:02
Mozzik dhe vajza e tij Hana

Pas një periudhe të gjatë pa u parë publikisht së bashku, reperi i njohur Mozzik dhe vajza e tij Hana janë ribashkuar këtë fundjavë, duke ngjallur emocion te ndjekësit e tij dhe fansat në rrjete sociale.

Pamje të ndara në Instagram dhe platforma të tjera tregojnë momentet e ëmbla që babë e bijë po kalojnë bashkë, duke shijuar kohë cilësore larg syve të publikut.

Hana shihet duke buzëqeshur pranë babait të saj, teksa të dy duket se po e shijojnë pafund praninë e njëri-tjetrit.

Image
Mozzik dhe vajza e tij Hana

Kjo është një nga daljet e rralla publike të Mozzik me të bijën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat