Çifti yll i estradës, Adri dhe Iliriana nuk po i ndalin sukseset në muzikë.
Ata pak ditë më parë sollën projektin e ri “Ia dolëm” që menjëherë është shndërruar viral në rrjete sociale, sidomos në TikTok.
Falë tematikës së ndjeshme, shumë nga audienca e kanë gjetur vetën në rrugëtimin jo të lehtë që çiftet kanë teksa e ndërtojnë historinë e përbashkët.
Por, krahas suksesit që u përqafua nga Audienca, projekti po bën shumë zhurmë edhe për një tjetër detaj.
Fundi i videoklipit që sjell një dedikim nga Adri ka bërë që të mendohet se Iliriana është në pritje të ëmbël.
Megjithatë, nga burime pranë tyre, ne e kemi të konfirmuar që për momentin, një gjë e tillë nuk është e vërtetë!
Ndryshe, menjëherë me të nxjerrë këngën e re, gjysmëfinalistët e BBVK 2 kanë paralajmëruar një tjetër projekt muzikor, kësaj radhe me Gimi O që do të jetë pa diskutim himni i dasmave të verës 2025!