Edona Hossli s’ka të ndalur – publikon projektin e ri me titull “Pse”

Mediale Vip

Edona Hossli s’ka të ndalur – publikon projektin e ri me titull “Pse”

Më: 21 maj 2025 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Siç duket, vajza e re e muzikës shqiptare ka nisur fort dhe nuk ka ndërmend të ndalet me projektet e saj muzikore.

Bëhet fjalë për këngëtaren Edona Hossli, e cila sapo ka publikuar një projekt të bukur, për të cilin mësojmë se xhirimet e videoklipit janë realizuar në Zvicrën piktoreske, ku edhe jeton (me origjinë nga Prizreni).

Kënga mban titullin "Pse" dhe është realizuar në bashkëpunim me produksionin Shqip Vibes, në studion A-Recording, ndërsa klipi është punuar nga DreamFilms.

Kënga është mjaft interesante dhe mund ta ndiqni e dëgjoni në linkun më poshtë.

Bukuroshja, e cila është edhe modele, dëshiron tashmë të merret më seriozisht me muzikë. Mësojmë se ajo ka në plan edhe dy projekte të tjera që do të publikohen në muajin qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat