Prime i të premtes mbrëma në Ferma VIP nisi plot dinamikë. Moderatorja e spektaklit të preferuar të shqiptarëve, Luana Vjollca, hapi spektaklin me një mesazh mjaft të rëndësishëm. Siç tanimë e dimë, festa më e bukur në kryeqytet realizohet çdo të premte mbrëma këtu me ne, siç u shpreh Luana në fillim të hapjes së spektaklit; kjo pasi në Ferma VIP festohet për gjërat më të rëndësishme të jetës: për sfidat, emocionet, kujtimet, frikërat, gëzimet, dashurinë.
“Spektakli i sotëm do të ketë shumë surpriza, shumë emocione. Do të ndihet fiks si një gjysmë-finale përpara kohe… them gjysmë-finale, se në finale e dini ju… do të shpërthejnë fishekzjarrët!
Kështu që të dashur miq përgatituni shpirtërisht dhe nxirrini streset, hallet, mërzitjen jashtë derës së shtëpisë. Mbani vetëm energjinë pozitive!”
Luana paralajmëroi edhe hajmalinë, e cila do të trokasë sërish në dyert e fermës.
Kurioziteti pas këtij paralajmërimi shtoi pyetjen: “A do të ketë sonte eliminim?”.
“Gjithçka do të jetë në dorën e të përzgjedhurit të hajmalisë!”, zbuloi moderatorja e spektaklit.
Do të ketë një sfidë buxheti dhe një kryefermer të ri!