Flet Azemi për herë të parë: Ja pse jam single

Mediale Vip

Flet Azemi për herë të parë: Ja pse jam single

Më: 27 maj 2025 Në ora: 00:28
Azemi

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica, mes thashethemeve për raportin me Rike Roçin, ka shpërndarë në InstaStory një citat që ka ngjallur reagime në rrjet ku shprehet:

“Pse jam beqar? Të gjitha vajzat duan djem të pasur dhe të pashëm. Unë s’kam të dyja.”

Postimi i Azemit vjen si një thumbim me humor vetëironik, ndonëse ndjekësit do të pajtohen se pjesa e “handsome” nuk mungon aspak në rastin e tij.

Image
Postimi

Por a donte vallë të nënkuptonte se pjesa e pasurisë është ajo që mungon?

Një story që duket e thjeshtë, por mund të jetë edhe mesazh për ndonjë “vajzë që kupton përtej ironisë”.

Kujt ia ka drejtuar këtë fjali?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat