Agon Fehmiu feston ditëlindjen, konfirmohet lidhja e dashurisë

Mediale Vip

Agon Fehmiu feston ditëlindjen, konfirmohet lidhja e dashurisë

Më: 28 maj 2025 Në ora: 10:23
Agon Fehmiu

Gazetari i njohur sportiv, Agon Fehmiu, feston sot ditëlindjen dhe krahas urimeve për karrierën dhe sukseset e tij profesionale, kjo ditë ka sjellë në vëmendje edhe një surprizë nga jeta e tij personale.

Pikërisht sot, një urim i veçantë ka bërë që të konfirmohet për herë të parë lidhja e tij e dashurisë.

Aktivistja Besa Domi, e njohur për angazhimet e saj në çështje sociale dhe publike, ka ndarë në rrjetet sociale një video kolazh me momente intime dhe të përbashkëta me Agonin. Në sfond dëgjohej një këngë e ndjerë nga Rihanna, ndërsa në përshkrim ajo shprehte urime të ngrohta për partnerin e saj, duke lënë të kuptohet qartë se dyshja janë në një lidhje dashurie.

Ky postim u komentua gjerësisht dhe u interpretua nga ndjekësit si një zyrtarizim publik i marrëdhënies së tyre, duke konfirmuar thashethemet që kishin qarkulluar prej kohësh për raportin e tyre.

Në ditëlindjen e tij, Agoni ka marrë jo vetëm dashuri nga familjarët dhe miqtë, por edhe një deklaratë të ëmbël nga partnerja e zemrës, që e bën këtë ditë edhe më të veçantë.

Shumë urime për Agonin dhe Besën! Qoftë kjo një fillim i bukur për një kapitull të gjatë dashurie dhe përkrahjeje të ndërsjellë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat