“Po ia lë karmës”: Bebe Rexha shfaqet e lumtur në Los Angeles

Mediale Vip

“Po ia lë karmës”: Bebe Rexha shfaqet e lumtur në Los Angeles

Më: 30 maj 2025 Në ora: 23:36
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka postuar disa fotografi të reja në Instagram, duke i dhënë fansave një “shikim” nga ajo se si po e kalon mbrëmjen në Los Angeles të ShBA-së.

Në fotot e publikuara, Bebe shihet duke shijuar momentet në rrugët e qytetit të yjeve dhe në një restorant, e shoqëruar mes miqsh.

Këngëtarja shqiptare ka shoqëruar postimin me një mesazh të fuqishëm:

“Po merrem me punët e mia dhe po ia lë karmës të bëjë punën e saj të ndyrë”.

Ky përshkrim tregon një qëndrim të qetë dhe të vendosur të këngëtares, që duket se po e jeton jetën pa u shqetësuar për atë që mendojnë të tjerët.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat