Publikohet dueti i ri i Erës dhe Noizyt!

Mediale Vip

Publikohet dueti i ri i Erës dhe Noizyt!

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 18:34
Noizy dhe Era

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Era Istrefi dhe Noizy, kanë lansuar bashkëpunimin muzikor, të titulluar “Kitty” – një këngë që pritet të kthehet shpejt në hitin e verës!

Kënga është prodhuar nga PllumbBeatz, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët: Era dhe Noizy.

Videoklipi, me një atmosferë dinamike dhe pamje provokuese, është realizuar nga Entermedia, duke sjellë një kombinim perfekt mes stilit urban dhe sensualitetit që e karakterizon Erën.

“Kitty” tashmë është publikuar në të gjitha platformat dhe po merr vëmendje të madhe nga publiku dhe fansat. A jeni gati ta dëgjoni në repeat këtë verë?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat