Mikela emocionon me dedikimin për ditëlindjen e partnerit

Mediale Vip

Mikela emocionon me dedikimin për ditëlindjen e partnerit

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 21:56
Mikela emocionon me dedikimin për ditëlindjen e partnerit

Mikela Pupa një nga personazhet më të dashur për publikun, vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale.

Së fundmi, ajo ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, i cili feston ditëlindjen. Në një postim të ndjerë, Mikela ka zgjedhur fjalë plot dashuri dhe ndjeshmëri për të shprehur ndjenjat ndaj partnerit të jetës.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt, këtë vit, dhurata më e bukur që mund të merrje… është zemra jote, e vogël dhe e mbështjellë me një fjongo – Aura jonë. Ti nuk je thjesht babai i saj, je gjithçka për ne. Të duam pafund, unë dhe ti në miniature” ishin fjalët e saj.

Krahas fjalëve të ndjera, Mikela publikoi edhe një foto të veçantë në krah të bashkëshortit dhe vajzës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat