Fatma: Verën e shoh si Vitin e Ri, është koha kur bëj reflektim në vete

Mediale Vip

Fatma: Verën e shoh si Vitin e Ri, është koha kur bëj reflektim në vete

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 14:31
Fatma

Gazetarja e njohur, Fatma Haxhaliu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Sol Summer”.

Ajo foli rreth jetës së saj familjare dhe asaj shoqërore.

Moderatorja po ashtu tregoi se sezonën e verës e sheh sikur të ishte Viti i Ri, pasi qëllimet e saja i rishikon në kohën kur mundet të pushojë e të relaksohet.

“Unë verën e kam si Vitin e Ri, e ke parasysh kur ulesh dhe shkruan ato qëllimet që ia ke vënë vetës për tërë vitin, zakonisht këto reflektime i bëj gjatë verës. Gjithçka që ka ndodhur gjatë vitit, duke qenë se ritmi i jetës dhe i punës është shumë i shpejt, dhe që unë nuk kam mundësi të ulem e të ndalem për të  menduar dhe për t’u fokusuar në gjërat e reja, projektet e reja, shfrytëzoj momentin e verës, pushimet, që përveç relaksit, edhe për të krijuar, për të reflektuar në gjërat që kanë ndodhur, dhe gjërat që dua t’i bëj”, u shpreh Fatma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat