Santiana dhe Patrisi të pandarë, shijojnë jetën e natës në Prishtinë

Mediale Vip

Santiana dhe Patrisi të pandarë, shijojnë jetën e natës në Prishtinë

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 22:52
Santiana dhe Patrisi

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim.

Santiana Maloku është duke shijuar një romancë të re… me Patris Berishën!

Dyshimet e para lindën nga afërsia e tyre në ditëlindjen e bukuroshes, por tanimë gjërat janë bërë krejt të qarta.

Çifti po del hapur – sikurse sonte.

Prive by Liberta Spahiu i ka kapur nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga lokalet më të frekuentuara në zemër të kryeqytetit, që menaxhohet nga vëllai i Patrisit, Robert Berisha.

Image
Santiana dhe Patrisi

Ndryshe nga shumë të tjerë, Santiana dhe Patrisi nuk kanë folur ende publikisht për këtë lidhje… por veprimet po flasin vetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat