“Peruana” vjen si uragan, ritmi që do të dëgjohet kudo këtë verë!

Mediale Vip

“Peruana” vjen si uragan, ritmi që do të dëgjohet kudo këtë verë!

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 19:44
Era Istrefi

Muzika shqiptare u pasurua me një super bashkëpunim veror.

DJ PM dhe DJ DAGZ, dyshja e njohur e muzikës elektronike, kanë bashkuar forcat me divën ndërkombëtare të pop-it, Era Istrefi, për të sjellë projektin më të ri “Peruana”.

Kënga është publikuar sot në të gjitha platformat muzikore dhe shoqërohet me një videoklip dinamik që shpërthen me ngjyra, ritme latine dhe energji verore.

“Peruana” premton të jetë një nga hitet e kësaj vere, duke kombinuar beat-et moderne të DJ PM & DJ DAGZ me zërin unik dhe stilin e Era Istrefit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat