Caitlyn Jenner e bllokuar në Tel Aviv gjatë sulmit iranian: Jam mirë, lutuni për ne

Mediale Vip

Caitlyn Jenner e bllokuar në Tel Aviv gjatë sulmit iranian: Jam mirë, lutuni për ne

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 16:57
Caitlyn Jenner

Caitlyn Jenner ndodhej në Tel Aviv kur Irani lëshoi një breshëri raketash mbi Izraelin, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të mëparshëm izraelit mbi objektivat bërthamore iraniane.

Teksa bombat binin pranë hotelit të saj, Jenner i dërgonte mesazhe të afërmve për t’i qetësuar.

“Jam mirë. Ju lutem lutuni”, i shkruante ajo nga një zonë e sigurt, ndërsa pinte verë në një strehë bashkë me influencuesin izraelit Regev Gur, shkruan DailyMail.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Jenner shihet duke buzëqeshur me gotën në dorë, ndërsa raketat ndriçonin qiellin e Tel Avivit.

Ish-olimpianja 75-vjeçare ndodhej në Izrael për të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë, e cila u anulua për shkak të situatës së tensionuar.

Më herët, ajo kishte vizituar vende simbolike si Kibbutz Be’eri dhe Muri Perëndimor, duke shprehur publikisht mbështetjen e saj për Izraelin.

“Ajo është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane dhe po ndjek udhëzimet për sigurinë”, tha një anëtar i familjes për DailyMail.

“Jenner është e qetë, me moral të lartë dhe beson se gjithçka do të shkojë mire”.

Në një postim të mëvonshëm, Jenner shkroi: “Natë e qetë në Tel Aviv. Lutuni për të gjithë ne. Jam krenare që qëndroj me Izraelin, tani më shumë se kurrë”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat