Bashkëpunim bombë! Egli bashkon forcat me dy super artistë

Mediale Vip

Bashkëpunim bombë! Egli bashkon forcat me dy super artistë

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 14:28
Egli

Të shtunën, Prive zbuloi përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” se Egli Tako, pas ndarjes artistike me Fifin, ka gjetur një shtëpi të re për karrierën e saj muzikore.

Ajo tashmë është pjesë e “SBS Entertainment” dhe gjithçka po përgatitet me ritme të shpejta!

Prive by Liberta Spahiu ka mësuar ekskluzivisht se në horizont janë disa projekte bombastike, të kuruara me kujdes nga menaxhmenti i ri.

Një ndër to – që pritet të ndezë verën – është një bashkëpunim i shumëpritur: Egli, Lumi B dhe Ghetto Geasy në një këngë të vetme!

Detaje të tjera priten shumë shpejt, por ajo që dihet me siguri është se kjo verë për Eglin nuk do të jetë thjesht e nxehtë… por e zjarrtë muzikalisht! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat