Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez fotografohen në Venecia përpara dasmës së tyre ‘të shekullit’

Mediale Vip

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez fotografohen në Venecia përpara dasmës së tyre ‘të shekullit’

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 19:45
Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez

Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, janë fotografuar përpara dasmës së tyre.

Themeluesi 61-vjeçar i Amazon-it dhe miliarderi, së bashku me sipërmarrësen 55-vjeçare dhe [njëherësh pilote të licencuar], u shfaqën ditën e mërkurë (25 qershor) në Venecia, Itali, ku pritet të mbahet edhe ceremonia martesore.

Çifti doli për një shëtitje me varkë.

Detajet rreth dasmës, përfshirë datën e saktë të saj, ende nuk janë zbuluar plotësisht. Ajo që dihet, është se ka informacione për listën e të ftuarve. Mësohet se shumë të famshëm po udhëtojnë drejt qytetit pasi kanë marrë ftesë për ceremoninë.

Gjithashtu, jahti luksoz i Jeff Bezos, i quajtur Koru, është ankoruar në Kroaci.

Meqë çifti u fejua në këtë jaht, shumë njerëz po hamendësojnë se ndoshta edhe ceremonia martesore mund të zhvillohet pikërisht aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat